Të shtunën pasdite është ndaluar të hyjë në Kosovë, gazetarja ruse  Daria Aslamova, e cila nga shumë shtete është vërtetuar se ka qenë e angazhuar në spiunazh për inteligjencën ushtarake ruse, duke u kamufluar nën profesionin  e gazetares.

Lajmin e bëri të ditur një ditë më parë ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, i cili tha se ajo ka marrë pjesë edhe në luftimet në Ukrainë duke propaganduar mbi pushtimin rus ndaj Ukrainës.

Sveçla tha se tentimi i Aslamovas për të hyrë në Kosovë,që u ndalua nga policia dhe tashmë ndodhet në qytetin serb të Rashkës,  përveç që përkon me zhvillimet në veri të vendit, “dëshmon qartë lidhjet dhe propagandën ruse të cilës i është bashkuar tashmë Serbia dhe që kanë për qëllim destabilizimin e vendit”.

Lajmin e kanë pasqyruar edhe mediat ndërkombëtare, Reuters shkruan mes rreshtash  se Rusia aleati kryesor i Serbisë. “Rusia është aleati kryesor i Serbisë dhe njëjtë sikur Beogradi, është kundër pavarësisë së Kosovës”, ….

Në artikull përmendet edhe situata e tensionuar dhe sulmi djeshëm ndaj Policisë së Kosovës. “Kosova i është bashkuar ndëshkimeve të Bashkimit Evropian dhe SHBA-së kundër pushtimit rus të Ukrainsë dhe tashmë ka vendosur sanksione”, theksohet aty.

Aslamova u bë e njohur në vitet 90-të kur punonte për “Komsomolskaya Pravda”, që njihe për qëndrimin pro Kremlinit. Në vitin 2011 ishte arrestuar katër herë në Egjipt, ku kishte shkuar si gazetare, por në fakt ishte me detyrë rekrutuese.

Daria Aslamovas i është ndaluar edhe hyrja në Moldavi më 2017, për shkak të komentimit të një karriere me pullë të kuqe përpara se të bashkohej në media, jo pak here në mediat ruse janë publikuar foto të saj me natyre eksplicite.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA