Mëngjesin e sotëm një banesë është përfshirë nga flakët si pasojë e shpërthimit të një bombule gazi.
Në shtëpi jetonte vetëm një e moshuar e cila ka mundur të shpëtojë nga flakët dhe asfiksia duke dalë në ballkon.
Kanë qenë zjarrfikset ata të cilët kanë lokalizuar menjëherë flakët e zjarrit ku ka patur dëme të shumta materiale në banesë ndërkohë është ndërprerë energjia elektrike në zonë për disa kohë.
Zjarri dyshohet të ketë ardhur si pasojë e rrjedhjes së gazit, pasi bombula kishte qënë e hapur dhe më pas ka shpërthyer në flakë. E moshuara është dërguar menjëherë në spitalin rajonal të Lezhës për të marrë mjekimin e nevojshëm, dhe ndodhet jashë rrezikut për jetën.
Flakët në banesa nga bombulat e gazit janë raste të përsëritura, ku fatmirësisht nuk ka patur dëme në jetë njerëzish.
Top Channel