
Rezervuari i Kasharit në Lushnje është në kuotat e tij mjaft të ulëta c’ka ka ndikuar negativisht në sektorin e peshkimit.
Në këtë rezervuar i cili funksionon për ujitjen e tokave bujqësore si në të gjithë ujëmbledhësit e tjerë është i licensuar edhe për gjuatinë e peshkut.
Për arsye ende të paqarta për të dytën herë brenda vitit, gjithë sasia e peshkut ka ngordhur duke i sjellë dëm aktivitetit të peshkimit.
Tonelata të tëra me peshk kanë dalë të ngordhur në sipërfaqe.
Një ndër pershkatarët më të vjetër të zonës shprehet se është hera e dytë që ndodh një gjë e tillë.
Amdinistratori i biznesit të peshkimit pret një pergjigje nga institucionet shtetërore pasi në këto kushte e ka të vështirë të rinovojë rasatin për vitin e ardhshëm.
Top Channel