Një sulm ajror i Izraelit ka shkatërruar dje apartamentin e militantit palestinez Taysir al-Jabari duke vrarë atë dhe disa të tjerë në pallatin e lartë ku ndodhi shpërthimi.
Ushtria izraelite publikoi videon e sulmit makabër të së premtes që vrau al-Jabari në apartamentin e tij në Gaza, ku sipas burimeve palestineze tetë njerëz të tjerë humbën jetën dhe të paktën 40 u plagosën.
Pamjet besohet se janë regjistruar nga dronët e mbikqyrjes dhe tregojnë momentin e goditjes së raketës që shpërtheu të paktën dy kate të ndërtesës, duke shkaktuar të tjera zjarre e shpërthime në shtëpitë e banuara.
תיעוד מתקיפת צה״ל: pic.twitter.com/45zgeIX3yZ
— צבא ההגנה לישראל (@idfonline) August 5, 2022
Ushtria e Izraelit tha se vrau al-Jabari, pasi ka marrë drejtimin e grupit militant Xhihadi Islamist, nga pararendësi Abu al-Ata, i vrarë në 2019.
Në një tjetër video të publikuar nga ushtria tregohet një tjetër sulm ndaj një pike vrojtimi, që u krye me artileri.
Mes viktimave në sulmin ndaj al-Jabari, ishin dhe shtatë njerëz të pafajshëm perfshi dhe një vajzë pesë-vjeçare.
Top Channel