Presidenti rus Vladimir Putin u takua ditën e sotme me homologun turk Recep Tayyip Erdogan, ku diskutuan ndër të tjera edhe për eksportin e drithërave nga Ukraina.
Putin i uroi mirëseardhje Erdoganit në Socchi, duke falënderuar presidentin turk për ndihmën në sigurimin e një marrëveshjeje ndërkombëtare që rivendoste eksportet e grurit nga Ukraina.
“Ky është një problem shumë urgjent për shumë vende, mbi të gjitha ato në zhvillim që janë në prag të problemeve të mëdha me furnizimin me ushqime dhe plehra. Vendimet e marra me pjesëmarrjen tuaj të drejtpërdrejtë janë shumë të rëndësishme për të gjitha këto vende”, tha Putin para takimit me Erdoganin.
Një raport i qeverisë ukrainase i përshkruar nga Washington Post tha se Putin do të kërkonte aksione ruse në rafineritë turke të naftës, terminalet dhe objektet e magazinimit për të ndihmuar në fshehjen e origjinës së eksporteve ruse të naftës përpara një embargoje të planifikuar të naftës nga Bashkimi Evropian.
Top Channel