Rrufeja lë katër të plagosur rëndë para Shtëpisë së Bardhë në Uashington (fotot)

05/08/2022 16:51

Katër njerëz janë në gjendje të rëndë në spital pas raportimeve se u goditën nga rrufeja mbrëmë jashtë Shtëpisë së Bardhë në Uashington.

Shërbimet e emergjencës u thirrën rreth orës 19.00 dje pasdite në parkun qendror Lafayette pas atyre që dukeshin si goditje rrufeje, ku gjetën dy burra e dy gra me plagë të rënda, thanë autoritetet.

Të plagosurit u transportuan për në spital teksa zëdhënësii zjarrfikësave Vito Maggiolo tha për rrjetin Fox News se zyrtarë të sigurisë së Shtëpisë së Bardhë u kishin dhënë ndihmën e shpejtë viktimave të goditjes.

Muajin e kaluar raportohet se një efektiv i ushtrisë u vra nga rrufeja dhe disa të tjerë u plagosën gjatë një stërvitjeje në bazën Fort Gordon Army në Georgia, SHBA.

FOTO GALERI
2/3
Shërbimet e emergjencës u thirrën rreth orës 19.00 dje pasdite në parkun qendror Lafayette pas atyre që dukeshin si goditje rrufeje

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA