Drejtuesi i kamionit që u përplas ditën e djeshme me një makinë në bypass-in e Rrogozhinës, duke shkaktuar një viktimë, është vënë në pranga.
Makina tip “Benz” drejtohej nga 27-vjeçari Festim Mecaj, i cili ndërroi jetë në vend pas aksidentit.
49-vjeçari me iniciale I. M., banues në Tiranë u arrestua nga policia, ndërsa materialet i kaluan Prokurorisë për veprën penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”.
Në pamje shihet se si makina ishte shkatërruar e gjitha nga përplasja e fortë, ndërsa është dashur kohë për nxjerrjen e viktimës.
27-vjeçari sapo ishte kthyer nga Italia dhe makinën që u aksidentua e kishte marrë me qera.
Për të nxjerrë trupin e të ndjerit nga makina, forcave zjarrfikëse i është dashur më shumë se dy orë, për pasojë qarkullimi rrugor në bypass-in Rrogozhinës ka qenë i bllokuar.
Top Channel