
Një qendër masazhi ku ushtrohej aktiviteti i paligjshëm i prostitucionit është identifikuar në rrugën “Teodor Keko” në Tiranë.
Në pranga kanë rënë 27-vjeçarja me iniciale M. H.dhe 32-vjeçarja me iniciale B. K., menaxhere në qendrën e masazheve. Ato do të hetohen për veprat penale “Shfrytëzimi i prostitucionit” dhe “Moskallëzimi i krimit”.
Po ashtu, është arrestuar 22-vjeçarja me iniciale S. S., punonjëse në qendrën e masazheve, për veprën penale “Prostitucioni”.
Nën hetim për veprën penale “Prostitucioni”, janë vënë:
Z. A., 30 vjeçe, Xh. Sh., 21 vjeçe dhe A. K., 26 vjeçe, të trija banuese në Tiranë, punonjëse në qendrën e masazheve;
R. M., 37 vjeç, banues në Maqedoni, klient në qendrën e masazheve.
Pronari i qendrës së masazheve është shpallur në kërkim. 47-vjeçari me iniciale M.M. akuzohet për veprat penale “Mbajtja e lokaleve për prostitucion” dhe “Shfrytëzimi i prostitucionit”.
Shtetaset M. H. dhe B. K. menaxhonin qendrën e masazheve në pronësi të shtetasit M. M., në rrugën “Teodor Keko”, në të cilën ishin të punësuara shtetaset S. S., Z. A., Xh. Sh. dhe A. K. Përveç aktivitetit të regjistruar si qendër masazhesh, në këtë ambient, nga 2 menaxheret dhe 4 punonjëset (masazhatore), ushtrohej edhe aktiviteti i kundërligjshëm i prostitucionit, i organizuar nga pronari i kësaj qendre.
Top Channel