Moti për këtë fundjavë pritet të jetë me mbizotërim të kthjellimeve dhe temperaturave mjaft të larta deri në 40 gradë Celsius.

Sinoptikani Hakil Osmani tha për Top Channel se qytetet e zonës së ulët si Shkodër, Tiranë e Gjirokastër priten të kenë temperatura deri në 39 gradë, ndërsa Elbasani dhe Berati 40 gradë Celsius.

Po ashtu në zonat bregdetare pritet që termometri të shënojë 36- 38 gradë Celsius.

Temperatura mjaft të larta do të kenë edhe zonat malore kryesisht ato verilindore, duke bërë që maksimumi të ngjitet deri në 35 gradë.

Në orët e para të mëngjesit do të ketë rritje të temperaturave të ajrit, me minimum 17 gradë në zonat malore dhe 22-27 gradë Celsius në ultësirën perëndimore.

Pavarësisht motit të nxehtë dhe kthjellimeve, e diela do të vijë me surpriza ku do të ketë kalime vranësirash të cilat do të shkaktojnë rrebeshe të izoluara shiu.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA