
23/02 22:38
Erzeni është përforcuar me një tjetër mbrojtës që mbërrin në Shijak nga kampionati i Maqedonisë së Veriut.
Kroati së fundmi është aktivizuar me Renovën dhe tashmë për herë të parë në karrierë do të vijojë karrierën në elitën e Shqipërisë me Erzenin.
Përveç Renovës, kroati është aktivizuar edhe me Drava Ptuj në Slloveni apo me Ëolfsberg në Austri teksa eksperienca e tij pritet ta ndihmojë së tepërmi Erzenin në objektivat e sezonit. Sakaq, Kahrimanovic është transferimi i shtatë në këtë merkato pas Dashamir Xhikës, Fernandinhos, Peposhit, Hasanbellit, Krasniqit dhe Iljazit./ Super Sport
Top Channel