Zëvendës ndihmës sekretari i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Gabriel Escobar pas bllokadave në Veri të Kosovës u ka kerkuar palës serbe dhe kosovare që në takimin e fund gushtit të diskutojnë edhe për Asociacionin e Komunave Serbe.

Sipas tij, mund të gjendet një modalitet që është në përputhje edhe me Kushtetutën e Kosovës.

“Ne kemi qenë të qartë se palët janë pajtuar më herët për Asociacionin, prandaj duhet të diskutohet. Megjithatë, Asociacioni nuk duhet të ndërhyjë, nuk duhet të bie në kundërshtim me Kushtetutën e Kosovës, nuk duhet të krijojë probleme në funksionalitetin e Kosovës dhe nuk duhet të jetë shtet brenda një shteti” tha ai.

Top Channel