
22/02 19:47
Bayern Munchen nuk ndalet në javën e parë të Bundesligës. Kampionët në fuqi e kanë mbyllur në avantazh të pesëfishtë pjesën e parë në transfertën ndaj Eintracht Frankfurt.
Pas golave të Kimmich, Pavard dhe Sadio Mane (i pari në Bundesliga për yllin afrikan) në gjysmëorëshin e parë, erdhën edhe rrjetat e Jamal Musiala (35’) dhe Serge Gnabry (42’).
Thomas Muller ishte autori i dy asisteve në dy golat e fundit të ekipit të Nagelsmann, që e ka nisur me marsh të pestë sezonin e ri në Gjermani.
Top Channel