Forcat Detare zhvillojnë stërvitje në Pashaliman, testohet gatishmëria operacionale dhe reagimi në situata të ndryshme detare
Një peshkaqen 6.7 kilogramë ka rënë në rrjetë në Lukovë këtë të premte.
Krahas peshkaqenit, tërheq vëmendjen edhe qytetari që e ka kapur, i cili mban një kapele me flamurin amerikan.
Më poshtë janë pamjet e dërguara nga qytetari në redaksinë e Top Channel, i cili thotë se është gjetur në thellësinë 30m dhe 500m larg bregut të detit.
Referuar fotos së tij, në memorie vjen termi “peshqit e mëdhenj” e përdorur në vendin tonë nga diplomatët amerikanë, të cilët i janë referuar zyrtarëve të lartë të përfshirë në korrupsion, të cilët do të bien në rrjetën e drejtësisë.
“Gjuetia për peshqit e mëdhenj” dhe vënia e tyre para drejtësisë është një ndër synimet kryesore të Prokurorisë së Posaçme SPAK, ndërsa Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë një shtysë e madhe e Reformës në Drejtësi prej vitesh tashmë.
Top Channel