Vullkani në Islandë afron kuriozët disa metra larg detit të llavës për të parë shpërthimin (video)

04/08/2022 16:28

Shpërthimi i djeshëm i vullkanit në Islandë në vend që të krijonte panikun e zakonshëm mediatik, e ka kthyer vendin në një ‘atraksion turistik’, megjithë paralajmërimet e zyrtarëve për të qëndruar larg.

Vullkani Fagradalsfjall, 20 milje në jugperëndim të kryeqytetit Reykjavik, shpërtheu dje me llavë e tym që rridhnin poshtë shkëmbinjve.

Zyra meteorologjike e vendit ka nxitur njerëzit të mos afrohen te vullkani në luginën e pabanuar.

Por në imazhet e sotme shiheshin turistët dhe vizitorët që vërshonin në luginë për të bërë foto e video.

Njerëzit janë paralajmëruar të qëndrojnë larg tymrave toksikë dhe magmës së nxehtë por vizitorët kuriozë nuk janë trembur nga ecja e gjatë për të arritur deri te vullkani për të parë llavën nga afër.

Një grua tha për rrjetin britanik BBC: “Kam pritur prej vitesh për të parë llavën është qëllimi i jetës time, është një rrezik që e marrim parasysh.”

Të tjerë ishin mbledhur për të bërë foto dhe për të fluturuar dronë të vegjël në luginë.

Një video direkte nga vendngjarja tregonte dje magmën që dilte nga çarjet e ngushta të shkëmbit rreth 100 – 200 metra të gjata të shpërthimit të vitit të kaluar, të cilat ndaluan vetëm tetë muaj më parë.

Volkanologu Magnus Tumi Gudmundsson tha se shpërthimi aktual është ende i vogël krahasuar me ato të mëparshme.

Shpërthimi i vitit  2021 në të njëjtën zonë shkaktoi rrjedha spektakolare llave për disa muaj.

FOTO GALERI
2/6
Vullkani Fagradalsfjall, 20 milje në jugperëndim të kryeqytetit Reykjavik, shpërtheu dje

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA