Tre persona të prekur nga COVID kanë humbur jetën gjatë 24 orëve të fundit, mes tyre edhe një 49-vjeçar.

Gjatë 24 orëve të fundit janë ulur infektimet me COVID, ku nga 2052 testime kanë rezultuar pozitivë 776 qytetarë.

247 rezultuan në Tiranë, nga 42 qytetarë në Durrës, Lushnje, 36 në Vlorë, 35 në Fier, 22 në Sarandë, nga 20 qytetarë në Kamëz, Elbasan, 18 në Devoll, nga 17 qytetarë në Lezhë, Krujë, Tepelenë, 16 në Kavajë, 15 në Pogradec, 12 në Shkodër, nga 11 qytetarë në Divjakë, Mallakastër, nga 10 qytetarë në Vorë, Korçë, Prrenjas, 9 në Gramsh, nga 8 qytetarë në Malësi e Madhe, Kurbin, Dibër, Gjirokastër, Maliq, Dimal, Kuçovë, Skrapar, nga 7 qytetarë në Mirditë, Selenicë, Himarë, nga 5 qytetarë në Roskovec, Patos, Berat, nga 4 qytetarë në Mat, Poliçan, Peqin, nga 3 qytetarë në Shijak, Bulqizë, Delvinë, Përmet, nga 2 qytetarë në Kukës, Tropojë, Rrogozhinë, Libohovë, Këlcyrë, Librazhd, nga 1 qytetar në Pukë, Has, Cerrik.

Janë 7,596 qytetarë aktivë me Covid19 në gjithë vendin.

Aktualisht në spitalin COVID3 po marrin trajtim 32 pacientë. Në 24 orët e fundit ka tre humbje jete me Sars-Cov2: një qytetar nga Korça 49 vjeç, një qytetar nga Kuçova 74 vjeç dhe një qytetare nga Librazhdi 75 vjeçe.

Janë shëruar 883 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 304,187 që nga fillimi i epidemisë.

Nisur nga rritja e numrit të qytetarëve të prekur nga Covid19, Ministria e Shëndetësisë i bën sërish thirrje qytetarëve të mos neglizhojnë vaksinimin anticovid, posaçërisht në këtë periudhë të rritjes së kontakteve, për shkak të lëvizjeve përgjatë sezonit veror.

Çdo person mbi 12 vjeç, mund të vaksinohet në qendrat shëndetësore në të gjithë vendin. Gjithashtu MSHMS apelon të gjithë qytetarët e vaksinuar, që të drejtohen në qendrat shëndetësore, për t’u vaksinuar me dozën përforcuese.

Vaksinat antiCOVID reduktojnë mundësinë e infektimit dhe shmangin në shkallë të lartë hospitalizimet dhe fatalitetet.

Nëse keni shenja të sëmundjes apo keni patur kontakt me një person të prekur nga Covid19, izolohuni menjëherë dhe kontaktoni mjekun tuaj të familjes për t’u testuar sa më parë ose telefononi Urgjencën Kombëtare në numrin unik 127.

Statistika (4 Gusht 2022)

Raste të reja ditore            776

Të shëruar në 24 orë          883

Të shtruar në spitale            32

Humbje jete në 24 orë           3

Testime ditore                     2052

Testime totale               1,925,585

Raste pozitive                  315,337

Raste të shëruara              304,187

Raste Aktive                        7,596

Humbje jete                         3,554

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë                3,852

Fier                                               726

Durrës                        619

Vlorë                             494

Elbasan                                408

Korçë                               324

Gjirokastër                           267

Lezhë                               256

Shkodër                                              254

Berat                                       208

Dibër                                133

Kukës                                 55

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA