Tre anëtarë të një familjeje ekzekutohen në fermën e largët australiane (fotot)

04/08/2022 17:15

Një familje është gjetur e masakruar sot në fermën e tyre në verilindje të Australisë teksa tre persona u gjetën të vrarë dhe një tjetër i plagosur rëndë në veri të Queensland.

Çifti Mervyn e Maree Schwarz bashkë me djalin e tyre Graham Tighe u vranë me armë zjarri në fermën e tyre në qytezën Bogie, shkruante e përditshmja vendase Mackay Daily Mercury.

Ross Tighe – vëllai i Graham – i ka mbijetuar të shtënave dhe po lufton për jetën. Ai besohet se është larguar nga skena e tragjedisë dhe më pas ka kerkuar ndihmë.

Disa raportime flisnin për një konflikt për vijën kufitare të pronës por zhvillimet nuk janë konfirmuar. Policia tha se sulmuesi është ende i lirë dhe besohet se gjendet në zonë.

Një zëdhënës i policisë tha se nuk besohet se ka rrezik për publikun.

“Ne besojmë se personi që i ka vrarë është ende në zonë, prandaj ne po kryejmë kërkimet tona”, tha zyrtari duke shtuar se autoritetet ishin sinjalizuar për ngjarjen nga i mbijetuari Ross Tighe.

“Ai kishte kontaktuar me policinë për të thënë se ishin qëlluar me armë të gjithë, teksa e përditshmja The Courier-Mail sugjeronte se incidenti kishte lidhje me një konflikt për pronën.

Bogie është një qytezë e vogël dikur minatorësh, pranë Collinsville.

Policia po nxit anëtarë të publikut për informacione dhe që te shmangin zonë në fjalë teksa incidenti është ende në zhvillim.

FOTO GALERI
6/6

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA