Tragjedia e Potamit/ Policia në Vlorë forcon rregullat ndaj mjeteve lundruese

04/08/2022 11:47

Tri ditë pas tragjedisë në plazhin e Potamit në Himarë, ku 7-vjecarja Jonada Avdia u godit për vdekje teksa lahejt në breg të detit nga një gomone, policia në Vlorë përcakon rregulla strikte për mjetet lundruese që do të dalin në det.

Ashtu siç shihet në pamjet e siguruara nga Top Channel, të gjithë mjetet lundruese, kryesisht gomone apo skaf, janë ankoruar pranë një moli në portin e Vlorës, ndërsa për të dalë në det do të duhet të pajisen me një dokument ku do të kenë të përcaktuar itinerarin që do të ndjekin, si edhe numrin e saktë të personave në bord.

Ndërkohë nga një vëzhgim bërë mëngjesin e sotëm, nuk është vënë re, dalja në det e motorëve të ujit.

Mesdita e 2 gushtit, u kthye në një tragjedi për familjen Avdia, e cila humbi të voglën e tyre Jonada. Gomonia e drejtuar nga zyrtari i policisë, Arjan Tase, tashmë në pranga dhe i përjashtuar nga radhët e policisë, goditi për vdekje 7 vjecaren e cila lahej në breg të detit, një ngjarje e cila shokoi mbarë opinionin publik në vend.

 

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA