Edhe një muaj ka mbetur nga mbarimi i verës, që nxënësit t’i rikthehen bankave të shkollës.
Por ndërkohë ka nisur puna për sistemimin dhe riparimin e hapësirave të godinave arsimore në kryeqytet që të jenë gati në shtator.
Një ndër to është edhe shkolla “Hasan Prishtina”, që është lyer dhe bërë gati për të pritur nxënësit.
Por në shtator Tiranës do t’i shtohen edhe 12 shkolla të reja, nga periferia deri në qendër, duke iu dhënë mundësi kështu nxënësve që të kenë kushte të barabarta pavarësisht zonës ku jetojnë.
Këto janë emrat e disa prej shkollave të reja:
Shkolla “Bashkim Fino”
Shkolla “Andrea Stefani”
Shkolla “Nënë Tereza”
Shkolla “John Kennedy”
Shkolla “Kico Blushi”
Shkolla “Sami Frashëri”
Shkolla “17 Shkurti” Qesarakë e Vjetër
Shkollat e reja janë ideuar me kushte bashkëkohore, duke përfshira klasa me hapësira më të mëdha, biblioteka, e sistem ngrohje. Secila prej tyre ka një palestër që do të përdoret edhe për komunitetin.
Shtimi i shkollave të reja çon edhe në zgjidhjen e problemit të mësimit me turne, duke iu menduar nxënësve që orët mësimore t’i zhvillojnë gjatë paradites.
I tillë është rasti edhe për gjimnazin “Sami Frashëri”, që pas rindërtimit, shkolla është dy herë me e madhe dhe nuk do të këtë me nevojë për mësim me turne.
Krahas 12 shkollave të reja që do të hapen në shtator, në muajt në vijim do të përfundojnë edhe 7 godina të tjera arsimore në Tiranë, 4 prej të cilave do të ndërtohen nga e para ndërsa pjesa tjetër do të rikonstruktohet.
Top Channel