“Rusia dëshiron zgjidhje të negociuar për luftën”/ Zelensky i cilëson “të neveritshme” veprimet e ish-kancelarit gjerman

04/08/2022 09:08

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky tha se i duket “e neveritshme” që ish-udhëheqësit e vendeve të rëndësishme evropiane “punojnë për Rusinë” pasi ish-kancelari gjerman Gerhard Schroeder tha se Rusia dëshironte një zgjidhje të negociuar për luftën.

Rusia aktualisht po aktivizon “emisarë të ndryshëm” të cilët synojnë të paraqesin “teza se shteti terrorist dyshohet se dëshiron negociata”, tha Zelensky në fjalimin e tij të vonë të më 3 gusht.

Schroeder, një mik i presidentit rus Vladimir Putin, tha se ai u takua me liderin e Kremlinit javën e kaluar në Moskë.

“Është thjesht e neveritshme kur ish-udhëheqësit e shteteve të mëdha me vlera evropiane punojnë për Rusinë, e cila është në luftë kundër këtyre vlerave”, tha Zelensky.

“Nëse Rusia vërtet do të dëshironte përfundimin e luftës, ajo nuk do të dërgonte tani rezerva në jug të Ukrainës dhe nuk do të prodhonte varre masive të njerëzve të pafajshëm të vrarë në territorin ukrainas”, tha ai.

Mykhaylo Podolyak, këshilltari i lartë i presidencës ukrainase shkroi në Twitter se nëse Moska dëshiron dialog, topi është në fushën e saj.

Schroeder më herët shprehu shqetësimin për krizën energjetike të shkaktuar nga pushtimi i Ukrainës nga Moska dhe kërkoi që shefi i Kremlinit t’ia shpjegonte se si e sheh situatën dhe nëse gazsjellësi Rrjedha Veriore 2 mund të bëhet funksionale.

Ai që ka qenë kancelar i Gjermanisë nga viti 1998 deri më 2005, e ka kritikuar luftën e Rusisë në Ukrainë. Por, ai ka refuzuar që të dënojë Putinin, të cilin ende e konsideron mik të afërt.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA