Protestuesit  po marshojnë drejt Presidencës, pas qëndrimit në Ministrinë e Brendshme dhe më pas Kryeministrisë.

Qytetarë, fëmijë, Shoqëria Civile dhe politikanë të opozitës protestuan fillimisht para Ministrisë së Brendshme nën moton “Nuk e vrau varka, por shteti”.

Kjo protestë vjen pas tragjedisë së ndodhur në plazhin e Potamit në Himarë, ku vogëlushja 7-vjeçare, Jonada Avdia, u aksidentua dhe humbi jetën nga një skaf që drejtohej nga komisari Arjan Tase.

Jonada kishte ardhur me pushime me prindërit e saj, të cilët prej më shumë se dy dekadash jetojnë në Angli, ndërsa u përplas nga gomonia në breg të detit.

Me qindra qytetarë iu bashkuan dy ditët e fundit dhimbjes së familjes Avdia, ndërkohë rrjetet sociale kanë përcjellë pa ndarë zemërimin dhe revoltën e madhe për atë tragjedi që i mori jetën vajzës.

Kujtojmë se Prokuroria e Vlorës kundërshtoi qëndrimin dhe referimin e policisë së Vlorës që e dorëzoi komisarin Arjan Tase për akuzën e vrasjes nga pakujdesia.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA