Momentet kur modeli brazilian me ‘shpejtësi sketerrë’ këput këmbën e 16 vjeçarit në aksidentin fatal (fotot)

04/08/2022 15:21

Në pamje shihen momentet e tmerrit kur një personazh i njohur i rrjeteve sociale në Brazil shihet duke ecur me shpejtësi disa sekonda para se të godasë këmbën e një adoleshenti në përplasjen tragjike.

25 vjeçari Bruno Krupp u kap nga kamerat e sigurisë teksa drejtonte motoçikletën e tij Yamaha në Barra da Tijuca, në periferi të Rio de Janeiro.

Pamje e rënda tregojnë 25-vjeçarin që zbret me shpejtësi në rrugë disa momente para përplasjes fatale të së shtunës.

16 vjeçari tragjik Joao Gabriel Cardim Guimaraes, po kalonte rrugën me nënën e tij kur modeli vërshon duke e përplasur.

Përplasja copëtoi këmbën e adoleshentit që u ngrit në ajër dhe ra rreth 30 metra më larg, shkruan e përditshmja Globo.

Krupp kishte shëtitur me motorin e tij pa patentë dhe pa targa me shpejtësi mbi normat e lejuara.

Nëna e tmerruar e Joao shihej që qëndronte pranë trupit të djalit të vetëm në mes të pellgut të gjakut.

Tezja e tij e tronditur Débora Cardim tha: “Motra ime është e shtangur nga dhimbja, siç jemi ne të gjithë. Ne na humbi nipi ynë i vetëm, asaj djali i vetëm”.

Aksidentuesi Krupp u trajtua gjithashtu në spital por pasi doli u arrestua për vrasje të qëllimshme.

Vendasit thonin se Krupp njihej në komunitet për drejtim të rrezikshëm të motoçikletës. Një punonjës dyqani i zonës tha për të përditshmen Globo: “Ai njihet që çdo fundjavë ecën me shpejtësi këtu. Motoçikletat kalojnë me shpejtësi të madhe, nuk duan t’ia dinë për njerëzit që jetojnë këtu.”

FOTO GALERI
2/5
Pamje e rënda tregojnë 25-vjeçarin që zbret me shpejtësi në rrugë disa momente para përplasjes fatale të së shtunës.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA