Makina futet nën kamion/ Emigranti humb jetën në parakalim të gabuar me makinën e marrë me qira

04/08/2022 19:48

Një parakalim i gabuar dhe shpejtësia përtej normave, i ka marrë jetën një emigranti të sapo ardhur nga Italia.

Festim Mecaj kishte marrë një makinë me qira dhe po shkonte në shtëpi kur bëri një manovër të gabuar në vendin e quajtur “Bishti i Zhurit” në baypass-in e Rrogozhinës.

Përplasja me kamionin e ngarkuar me inerte ishte e fortë dhe i shkaktoi vdekjen e menjëhershme.

Siç duket dhe nga pamjet pjesa e përparme e automjetit të viktimës ka përfunduar poshtë kamionit.

Shoferi i kamionit për një kohë të gjatë ka mbetur i bllokuar në mjetin e tij, pasi dera ishte bllokuar nga automjeti që e përplasi.

Për të nxjerrë trupin e të ndjerit nga makina, forcave zjarrfikëse i është më shumë se dy orë, për pasojë qarkullimi rrugor në bypass-in Rrogozhinës ka qenë i bllokuar, qytetarët janë detyruar të përdorin aksin rrugor që lidh Rrogozhinën me Kavajën.

Si pasojë e përplasjes së dy makinave një sasi e madhe vaji makinash ka përfunduar në rrugë, dhe për të parandaluar rrëshqitjen e makinave punonjësit e mirëmbajtjes së rrugëve kanë pasi kanë fshirë vajin e makina, kanë hedhur rërë.

Shoferi i kamionit është shoqëruar nga uniformat blu për të dhënë dëshminë në Komisariatin e Policisë në Kavajë.

 

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA