Konflikt mes të rinjve në Korçë, plagoset 17-vjeçari
04/08/2022 22:37
Një 17-vjeçar është plagosur me thikë gjatë kësaj të enjteje pas një konflikti në Korçë.
Ai po merr trajtim në Spitalin e Korçës, ndërsa nuk dihet ende gjendja.
“Më datë 04.08.2022, rreth orës 21:10, në Spitalin e Korçës, ka shkuar për mjekim një 17-vjeçar, banues në Korçë, që dyshohet të jetë dëmtuar me mjet prerës, në qytetin e Korçës, gjatë një konflikti fizik, i cili aktualisht ndodhet nën kujdesin e mjekëve. Grupi hetimor po punon për identifikimin dhe kapjen e autorit dhe sqarimin e rrethanave të ngjarjes”, sipas policisë.
Top Channel