Karvani i ndihmave humanitare mbërrin në Idlib të Sirisë por nuk dihet për sa (fotot)

04/08/2022 19:21

Kamionët e një karvani ndërkombëtar të ndihmave humanitare kaluan sot nga territoret e kontrolluara nga qeveria e Sirisë në zonat e grupit rebel “Hayat Tahrir al-Sham” (HTS) në provincën veriperëndimore të Idlib.

Mekanizmi i ndihmës përgjatë kufirit me Turqinë raportohet si rruga e vetme për të arritur në zonat civile, pa udhëtuar mes zonave të kontrolluara nga ushtria e Sirisë, shkruan rrjeti AFP.

Diplomatët e Kombeve të Bashkuara kanë mbajtur kësaj jave diskutime për zgjerimin e ndihmës ndërkufitare, por mungesa e marrëveshjeve kërcënon asistencën për rreth dy milionë njerëz.

Zyrtarët perëndimore thonë se zgjatja e marrëveshjes po pengohet nga Rusia në Keshillin e Sigurimit, teksa afateve të veprimit po u vjen fundi.

“Negociatat po vijojnë,” tha një diplomat i OKB në New York i cili nuk pranoi të identifikohej, teksa shtonte se diskutimet nuk kanë avancuar prej të premtes.

Nëse OKB nuk arrin të zgjasë autorizimin, dërgesat e ndihmës mund të ndalojnë.

“Deri sot nuk kemi informacion për mekanizmin që do të përdoret në periudhën në vijim”, tha Mazen Allouch, zyrtar sirian i pikës së kalimit Bab al-Hawa.

FOTO GALERI
2/5
Mungesa e marrëveshjeve nderkombetare kërcënon asistencën për rreth dy milionë njerëz.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA