Mund të themi me plot bindje se ky është një mëngjes i lumtur për familjen Bieber.

Të mërkurën, ylli i muzikës pop Justin Bieber postoi në Instagram një foto të tij dhe gruas, Hailey Bieber të shtrirë në shtrat me qenin e tyre Yorkshire Terrier, Esther.

Më 31 korrik, Biber doli sërish në skenë pasi bëri një pushim prej një muaji nga turneu i tij botëror “Justice” pasi u diagnostikua me Sindromën Ramsay Hunt.

Këngëtari i hitit “Sorry” ka postuar një selfie të adhurueshme me familjen e tij në shtrat, teksa e ka shkruar:

“Mirëmëngjes nga familja Bieber!”

Pas një muaji të gjatë vuajtjeje nga gjendja e tij që i la të paralizuar njërën anë të fytyrës, Bieber po i kthehet të qenit i lumtur sërish.

Top Albania Radio shkruan se pas rifillimit të turneut të tij, i cili u shty për një kohë të pacaktuar pasi u diagnostikua, Justin po kthehet në rrugën e duhur.

Gjatë fundjavës, Justin u pa duke dhënë një performancë të paharrueshme në Festivalin Veror Lucca në Itali, ndërsa ai rifilloi turneun e tij. Për të treguar se sa krenare ishte për bashkëshortin e saj, Hailey postoi në Instagram një klip të Bieber duke performuar në skenë.

Ndërkohë, edhe Bieber në koncert foli drejtpërdrejt me fansat e tij nga skena,

“Dua t’ju them shumë faleminderit që më keni kthyer. Kjo është dita ime e parë që kthehem. Është shumë mirë të jesh këtu. Siç e dinë disa prej jush, “Justice Tour” ka të bëjë me barazinë. Ka të bëjë me drejtësinë për të gjithë. Pavarësisht se si dukeni, pavarësisht nga forma, madhësia, përkatësia etnike. Ne jemi të gjithë njësoj, jemi të gjithë një. Ne e dimë se racizmi është i keq. Ne e dimë se ndarja është e keqe. Është e gabuar. Por ne jemi këtu për të bërë ndryshimin, dhe unë dua të them faleminderit për secilin nga ju djema që jeni pjesë e këtij turneu sonte”.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA