Armina Mevlani është një blogere shumë e njohur që njihet për stilin e saj shumë të veçantë në të veshur dhe ndër të famshmet që ka arritur t’i rezistojë ndërhyrjeve estetike. Bukuroshja kurrë nuk ngurron që të ndajë me ndjekësit momente nga jeta e saj, rreth mënyrës se si vishet, kurohet e të tjerë.
Së fundmi ajo ka postuar në Instastory një ‘Ask’, për t’ju përgjigjur pyetjeve të ndjekësve të saj këtë herë lidhur me dashurinë. E padyshim që ka shumë kuriozitet lidhur me historinë e saj të dashurisë me djalin e ish-kryeministrit Sali Berisha, Shkëlzenin. Disa prej tyre, blogerja i është përgjigjur me një seri Instastory-sh ku ndër të tjera tregoi dhe se kanë plot 9 vite lidhje.
Që në momentin e parë që e kam parë jam tërhequr pa e ditur fare kush ishte… Më pas me kalimin e kohës tek ai gjeta shumë gjëra. Ndajmë të njëjtat këndvështrime për jetën, na pëlqejnë të njëjtat rutina, jemi romantikë, ëndërrimtar, nëse na lë bashkë kemi gjithmonë diçka për të folur dhe koha kalon shumë shpejt. Plotësojmë njëri-tjetrin gjithmonë. Tek ai kam gjetur një partner në çdo gjë. Është shumë me këmbë në tokë, shumë xhentil, me kulturë, i dashur dhe për më tepër i ndjeshëm, njëlloj si unë, për njerëzit dhe kafshët.
Top Channel