Këngëtarja me famë botërore, Dua Lipa, para performancës në Sunny Hill Festival i është drejtuar publikut kosovar.
Duke thënë që ka përgatitur diçka speciale për natën e parë të festivalit shtoi se ndjehet shumë mirë që është rikthyer në Prishtinë.
Mes tjerash ka shprehur mbështetjen për të rinjtë e Kosovë duke njoftuar për një kampanjë që kanë nisur me festivalin e këtij viti me kërkesën për liberalizim të vizave për Kosovën.
Në konferencë për media yllit botëror të muzike iu bashkangjit edhe i ati i saj, Dukagjin Lipa që foli për planet e fondacionit Sunny Hill dhe telashet që po ia shkakton politika në realizimin e tyre.
Bashkë me kryetarin e Prishtinës, Dua Lipa dhe Dukagjin Lipa nënshkruan edhe një marrëveshje për akademinë “Sunny Hill” që iu jep mundësi fëmijëve të mësojnë këndim vallëzim dhe aspekte të tjera të artit.
Nga Prishtina, Dua Lipa mori edhe një dhuratë.
Festivali Sunny Hill fillon me performancën e Dua Lipas këtë të enjte në parkun Gërmia pas telasheve me lokacionin.
Përgjatë katër ditëve të festivalit do të jenë edhe artistë të huaj si J balvin, SKEPTA e Diplo dhe artistë të tjerë nga Kosova dhe Shqipëria
Top Channel