Burg për propaganduesin islamik, Bledar Zeneli përlotet në seancën e sigurisë

04/08/2022 15:25

30-vjeçari Bledar Zeneli me profesion murator dhe elektriçist u la në arrest me burg nga Gjykata e Posaçme, mbasi SPAK e dyshon se ai nxiti urrejtjen në rrjetet sociale dhe kreu propagandë për qëllime terroriste.

I dyshuari deklarohet se i ka mohuar gjetjet e antiterrorit që për dy vjet e vëzhgoi përmes kompjuterit për postimet që ai shpërndante në Twitter, Facebook dhe Instagram dhe që SPAK i konsideron si mbështetje të ISIS dhe kundër shtetit shqiptar.

Zeneli thanë burimet e Top CHannel, u kujtoi gjykatës se kishte dy fëmijë të vegjël dhe se çdo postim në llogaritë vetjake ishin të kopjuara nga Kurani dhe nga imame të ndryshëm.Të njëjtën gjë përsëriti dhe avokati i tij.

Më herët Gjykata e Apelit i dha lirinë një 57-vjeçari nga Hasi i dyshuar për të njëjtat vepra, duke rrëzuar SPAK-un.

Gjyqtari i Posaçëm, Engert Pëllumbi kujtoi SPAK se liria e shprehjes nuk është krim dhe për këtë arsye i dyshuari si ekstremist duhet të shkonte në shtëpi.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA