Antisemitët shënjestrojnë fshatin spanjoll që ndërroi emrin e vjetër ‘Vrit hebrenj’ (fotot)

04/08/2022 17:43

Castrillo Mota de Judíos, ndërroi zyrtarisht emrin e tij në 2015, por tashme sulmet me parrulla anti-semite dhe zjarrvënie të koshave të mbeturinave kanë nisur.

Organizatat hebreje në Spanjë kanë bërë thirrje për veprim pasi një fshat i vogël që simbolizon epokën mesjetare spanjolle të persekutimit të hebrejve, është denigruar përsëri me shkarravina dhe parrulla anti-semite.

Dje fshati Castrillo Mota de Judíos, që do të thotë “Kampi hebre i kodrës” ishte mbushur me simbole naziste në mure dhe koshave të mbeturinave u ishte vënë zjarri.

Disa prej parrullave i referoheshin emrit të tij të vjetër – Castrillo Matajudíos që do të thotë ‘Kampi i vrasjes së hebrejve’ – i cili është ndryshuar me referendum tetë vjet më parë.

Që prej ndryshimit të emrit në 2015 dhe njoftimit të planeve për një memorial hebre, vendi është bërë objekt sulmesh anarkiste anti-hebreje.

Disa muaj më parë i gjithë fshati ishte mbushur me parrulla të shkruara ku thuhej “Juden Raus [Jashtë hebrenjtë]”; “Të rrojnë monarkët katolikë”; “Kryebashkiaku i shitur te hebrejtë vrasës”, si dhe me referenca ndaj inkuzitorit famëkeq Tomás de Torquemada.

Disa kërkues besojnë se ndryshimi i emrit është një shenjë besnikërie ndaj katolicizmit e kurorës se Spanjes, ndërsa të tjerë besojnë se ka qenë një “gabim i vogël ortografik” duke ndryshuar fjalën mota (vras) me mata (kodër).

Federata e komunuteteve hebreje të Spanjës tha se sulmet kishin shkaktuar zjarre dhe u bënte thirrje autoriteteve të vepronin.

Lorenzo Rodríguez, kryebashkiaku i Castrillo Mota de Judíos, në rajonin verior të Castilla y León, i quante autorët burracakë.

“Autorët nuk do të arrijnë të na bëjnë të heqim dorë nga e kaluara hebreje e Castrillos,” tha ai, duke iu referuar hebrejve që u përzunë nga komuniteti në shekullin e 11-të, shkruan britanikja The Guardian.

FOTO GALERI
4/5

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA