Komisioni rregullator në KQZ ka publikuar rregullat që shqiptarët që jetojnë jashtë Shqipërisë duhet të ndjekin për të marrë pjesë në zgjedhjet që zhvillohen në vendin tonë.
Çdo shqiptar që ka jetuar për më shumë se tre muaj jashtë Shqipërisë, ka të drejtë të votojë atje ku ka vendbanimin e tij, pasi të ketë shprehur vullnetin për të votuar.
Kërkesa duhet të bëhet në faqen zyrtare të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, jo më vonë se 60 ditë nga data e zgjedhjeve.
Më pas, KQZ përfshin në një listë të posaçme emrat dhe të dhënat e tjera identifikuese të votuesve nga jashtëm të cilëve u është pranuar kërkesa për t’u regjistruar për të votuar atje ku ata kanë vendbanimin.
Rregullat për regjistrimin e zgjedhësve nga jashtë vendit për zgjedhjet për kuvendin
Mazhoranca dhe opozita, pavarësisht disa kundërshtive, janë ulur së bashku për të korrigjuar gabimin e bërë në zgjedhjet e 25 prillit, ku sërish diasporës iu mohua e drejta e votës.
Top Channel