Vdes balena gjigante e radhës pasi ngec në brigjet koralore të ishullit tailandez (fotot)

03/08/2022 19:43

Një balenë gjigante e specieve të njohura si ‘balena sperme’ mbeti e bllokuar në portin e ishullit tailandez të Xhava dhe më vonë ngordhi aty.

Kafsha rreth 17 metra e gjatë ishte gjetur fillimisht e gjallë pranë portit të barkave por vdiq një ditë më vonë para se vendasit të arrinin ta shpëtonin.

Në disa episode të ngjashme vitet e fundit banorët kanë arritur të nxjerrin përsëri në det balena të bllokuara, por zakonisht të masave më të vogla.

Në episodet e vrazhda banorët vendas duke përdorur mbulesa, litarë ose vetëm me duar, përpiqen të shtyjnë tufat e kafshëve detare përsëri në ujë, dhe të tjerë vullnetarë ndihmojnë duke u hedhur atyre ujë në trup.

Guvernatori Khofifah Indar Parawansa tha me heret se nga kufomat merren mostra për të hetuar shkaqet e vdekjes.

Ai shton se zakonisht balenat bllokohen në baticë të ulët, teksa rrymat nënujore në zonë i rrezikojnë kafshët duke i bërë të bllokohen në koralet pranë brigjeve.

Ndotja dhe rrjetat e braktisura të peshkimit janë një tjetër rrezik për gjitaret e medhenj detarë.

Vitin e kaluar 10 balena pilot u gjetën të vdekura në provincën lindore Kupang, dhe një balenë sperme ngordhi prej një mase të konsiderueshme plastike të gëlltitur në stomak.

FOTO GALERI
1/10
Një balenë gjigante e specieve të njohura si ‘balena sperme’ mbeti e bllokuar në portin e ishullit tailandez të Xhava

Top Channel