Tre mjete lundruese që janë parë nga pushuesit e Sarandë, në plazhin e quajtur “Gjiri i Lapajve”, teksa kryenin manovra të rrezikshme në det janë bllokuar gjatë natës nga policia.
Policia kufitare e Sarandës ka marrë videot e filmuara nga turistët dhe ka identifikuar tre mjetet “Jet Ski”.
Policia njofton se ka ndëshkuar me 10.000 lekë gjobë 24-vjeçarin me iniciale R.H., pronari i njërit mjet dhe me 20.000 lekë 21-vjeçarin me iniciale R.Ç. që zotëron dy mjetet e tjera.
Mjete lundruese janë bllokuar pasi nuk kanë pasur dokumentacionin përkatës.
Motorët e ujit janë kthyer shpesh në rrezik për qytetarët në bregdetin shqiptar. Rasti më tragjik ishte ai i një dite më parë, kur polici Arjan Tase përplasi për vdekje me gomone një vajzë shtatë vjeçare në plazhin e Potamit.
Lexo edhe: Një ditë vere e kthyer në tragjedi/ Polici thyen rregullat dhe i merr jetën 7-vjeçares
Top Channel