Mbledhja e Këshillit të Emërime në Drejtësi duket se ka sjellë përplasjen e parë institucionale, mes këtij institucioni dhe Presidentit të ri të Republikës Bajram Begaj.

Në mbledhjen e sotme, përfaqësues të institucionit të Presidencës nuk kanë marrë pjesë në mbledhje, ndërsa referuar burimeve nga mbledhja gazetarja Anila Hoxha tha për Top Channel se institucioni nuk ishte njoftuar.

Interesit të gazetares Hoxha se përse u shmang përfaqësuesi i Presidencës në këtë mbledhje, KED iu përgjigj se gjithchka ishte një keqkuptim mes stafit të KED dhe stafit të ri të Presidencës.

Sakaq, nga KED u tha jo zyrtarisht për gazetaren Hoxha se palët u dakordësuan të shtyhet mbledhja sa i takon kandidaturës së Presidentit.

KED zhvilloi sot mbledhjen me rendin e ditës si vijon:
1. Diskutim i relacionit të përgatitur nga relatori për kandidatët znj. Arta Marku dhe zj. Elida Take, në vendin vakant për gjyqtar në Gjykatën Kushtetuese, shpallur nga Presidenti i Republikës (relatore E. Toska);
2 . Diskutim i relacionit të përgatitur nga relatori për kandidaten znj. Arta Vorpsi, në vendin vakant për gjyqtar në Gjykatën Kushtetuese, shpallur nga Kuvendi i Republikës (relatore K. Veizi);
3. Vendimmarrje për fillimin e procedurave të vlerësimit, pikëzimit dhe renditjes së kandidatëve z. Ilir Toska, znj. Manjola Xhaxho dhe znj. Holta Zaçaj, të lejuar për vendin vakant në Gjykatën Kushtetuese, shpallur nga Gjykata e Lartë (relatore A. Leka);

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA