Familja Avdia, e cila një ditë më parë humbi vajzën e vogël, Jonada vetëm 7 vjece, në plazhin e Potamit, ka hapur sot dyert e mortit.
Të shumtë janë miqtë e të afërmit, që shkojnë për ngushëllim, ndërsa fjalët iu ngecin, pasi sic shprehen edhe vetë, nuk ka fjalë që I ngushëllon për këtë humbje të madhe, këtë tragjedi, që I mori nga prehri të voglën e tyre.
“Fatkeqësi e madhe, nuk duhej të ndodhte.”
“Nuk gjej fjalë, ne na u humbi fëmija, tani… Ishalla s’e kanë fatin e saj të tjerët. Nuk ka c’të them.”
“S’ka dhimbje më të madhe, nuk di e kam përjetuar edhe vetë. Një fëmijë 7 vjec, me babë e nënë ardh prej Anglie, ta mbash para syve e të vi ai I tërbuari … nuk di..”
“Të përballesh me një qytetar është ndryshe, por me një njeri që punon në polici, kjo është e tmerrshme. Unë isha mbrëmë aty, nuk kishte më tmerr. Kur e pash gjyshen, gjyshin, se familja s’kishte ardh akoma, lutem për atë nënë.”
E mitura, e cila një ditë më parë u godit për vdekje nga një gomone, teksa lahej në breg të detit, do të përcillet sot për në banesën e fundit,
Top Channel