Ministrja e Turizmit, Mirela Kumbaro ka reaguar për herë të parë pas tragjedisë së një dite më parë në Himarë, ku humbi jetën një 7-vjeçare pasi u përplas nga një gomone e cila drejtohej nga ish-shefi i Komisariatit të Himarës, Arjan Tase.

Kumbaro bën thirrje që  drejtësia të bëjë punën e saj, duke theksuar se dënim maksimal duhet të jepet për këdo që thyen ligjet dhe rrezikon të shkaktojë humbje jete.

“Tejet e rëndë dhimbja për ngjarjen e kobshme në bregdetin e Himarës, ku një engjëll nuk është më mes nesh për shkak të marrëzisë së një njeriu që theu çdo ligj, çdo rregull e çdo normë me pasoja tragjikisht të pakthyeshme!

Me vetëdijen se nuk ka fjalë të shërbejë sado pak si ngushëllim për prindërit, familjen për gjëmën që pësuan, kërkesa shkon për Drejtësinë që të bëjë punën e saj, pa asnjë kompromis, me dënim maksimal ndaj kujtdo që thyen ligjet e përbashkëta dhe rregullat dhe rrezikon të shkaktojë
humbje jete, në tokë a në ujë qoftë! Kërkesa shkon edhe për Policinë e Shtetit po ashtu, për çdo punonjës të saj në territor, që të jetë në lartësinë vigjiluese dhe ndëshkuese që uniforma i imponon për kryerjen e detyrës. Jonada e vogël u prehsh ne paqe”, ka shkruar Kumbaro.

Reagimi i ministres Kumbaro vjen ndërsa shoqëria civile ka paralajmëruar një protestë ditën e nesërme, ku do të kërkohet shkarkimi i Kumbaros, Gledis Nanos dhe Bledi Çuçit.

Viktima Jonada Avdia

Kujtojmë se vendi ynë u trondit një ditë më parë, pasi Arjan Tase pjesë e radhëve të policisë goditi me gomone 7-vjeçaren e cila po lahej në breg të detit, ndërsa kishte ardhur nga Anglia me prindërit për të pushuar në atdhe.

Prokuroria thotë se do kërkojë arrest me burg për akuzën e vrasjes nga pakujdesia për Tasen, ashtu si e ka referuar Agjencia e Mbikëqyrjes Policore.

FOTO GALERI
13/19

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA