Parlamenti i Kosovës dështon në zgjedhjen e Presidentit, Albulena Haxhiu kërkon interpretim nga Kushtetuesja: Të pezullohen afatet e zgjedhjes së kreut të shtetit Pas tensioneve në veri të Kosovës, Bashkimi Evropian po përgatitet për një takim mes presidentit të Serbisë Aleksandar Vuçiç dhe kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti.
Derisa nga qeveria e Kosovës njofton se takimi mund të ndodhë javën e tretë të muajit gusht, në vend nuk pritet që ky takim të sjellë ndonjë zgjidhje për veriun.
Madje në Kosovë po kërkohet që Bashkimi Evropian si ndërmjetësues i dialogut mes Kosovës dhe Serbisë të përshpejtoj këtë proces.
Kurti dhe Vuçiç herën e fundit janë takuar pas ftesës së kancelarit gjerman Olaf Scholz, ndërkohë takimi që pritet të ndodhë, vjen me ftesë të shefit të diplomacisë së BE-së, Joseph Borrell, pas barrikadave që u vendosë në veri nga serbët lokal në shenjë proteste ndaj vendimit të Kosovës për reciprocitet në dokumentet identifikuese dhe vendimit për zëvendësimin e targave ilegale në ato të Kosovës.
Top Channel