Autoritetet kiliane filluan hetimin e një grope misterioze rreth 25 metra në diametër që u shfaq gjatë fundjavës në një zonë minerare në veri të vendit.
Shërbimi Kombëtar i Gjeologjisë dhe Minierave (Sernageomin) ka dërguar personel të specializuar në zonë për të bërë një analizë të plotë.
“Ka një distancë të konsiderueshme, afërsisht 200 metra, deri në fund. Ne nuk kemi zbuluar asnjë material atje poshtë, por kemi parë praninë e shumë ujit”.
Reuters shkruan se Sernageomin raportoi mbylljen e zonave nga hyrja në vendin e punës së minierës Alcaparrosa, që ndodhet pranë gropës.
Në një deklaratë Lundin Mining tha se gropa nuk preku asnjë punonjës apo anëtarë të komunitetit.
“Shtëpia më e afërt është më shumë se 600 metra larg, ndërsa çdo zonë e populluar ose shërbim publik është pothuajse një kilometër larg zonës së prekur”, thuhet në deklaratë.
Lundin Mining zotëron 80% të pronës dhe pjesa tjetër mbahet nga Korporata Sumitomo e Japonisë.
Top Channel