Autoritetet italiane kanë identifikuar trupin që u gjet i copëtuar në Adigetto më 28 korrik.
Hetimet e kryera nga komanda zonale e karabinierëve të Rovigos, nën drejtimin e prokurorisë lokale kanë bërë të mundur të identifikojnë personin që u gjet i masakruar.
Ai është një pensionist shqiptar, Shefki Kurti, 71 vjeç, lindur në Durrës dhe banues në Badia Polesine (Rovigo) të Italisë, i martuar dhe pensionist. Hetimet po vijojnë me intensitet për të zbuluar se çfarë ka ndodhur, motivet dhe autorët e këtij krimi kaq të rëndë. Lidhur me ngjarjen e rëndë, autoritetet kanë ftuar qytetarët që të ndihmojnë hetimin nëse kanë informacion të vlefshëm për viktimën dhe ngjarjen.
Pjesë të trupit u gjendën të futura në thasë të zinj, në pjesë të ndryshme të kanalit të Adixhetos (Adigetto). Kurti jetonte në Badia Polesine, një komunë në provincën e Rovigos në Veneto të Italisë.
Top Channel