Presidenti Begaj dekreton Arben Kingjin Shef të Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura

02/08/2022 16:52

Arben Kingji merr detyrën si Shef i i Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura të Republikës së Shqipërisë.

Presidenti i Republikës, Bajram Begaj dekretoi sot emërimin e Gjeneral Brigade Arben  Kingjit, i cili mbante detyrën e Komandantit të Forcës Tokësore.

Gjeneral 1brigade Arben Kingji ka drejtuar deri më sot Forcën Tokësore të FA dhe më herët ka mbajtur detyrën e komandantit të Batalionit të Mbështetjes në Shtabin e Përgjithshëm të Forcave të Armatosura.

Gjeneral brigade Arben Kingji ka ushtruar edhe detyra të tjera si ajo e atasheut ushtarak të Republikës së Shqipërisë në Rumani. Me herët ai ka qenë edhe komandant i Policisë ushtarake. Ka kryer Kursin e Shtabit të Përgjithshëm në Akademinë e Mbrojtjes në Tiranë.

Gjeneral brigade Kingji ka mbajtur detyrën e komandantit të kontingjentit në disa misione në Afganistan e Irak.

Në vitin 2016 ai përfundoi edhe studimet për drejtësi në Winsdom University. Për kontributet e tij në Forcat e Armatosura, gjeneral brigade Arben Kingji është nderuar me disa medalje. Ai mban edhe medaljen e Artë të Shqiponjës, dhënë nga Presidenti i Republikës.

Gazetari Top Channel Muhamed Veliu nga një burim në Ministrinë e Mbrojtjes mësoi më parë se me propozim të Kryeministrit Edi Rama, Presidenti Bajram Begaj do të dekretonte Gjeneral brigade Arben Kingjin në këtë detyrë.

Gjeneral Brigade Arben Kingji zëvendëson në këtë detyrë Bajram Begajn, i cili u zgjodh President i Republikës së Shqipërisë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA