Palestinezët demonstrojnë kundër kolonive të reja izraelite në tokat e Nablus (fotot)

02/08/2022 18:59

Ushtarë izraelitë përplaseshin sot me protestues palestinezë që demonstronin kundër nisjes së një kolonie të re izraelitë në tokat e pushtuara të Nablus, në Bregun Perëndimor.

Kolonitë e reja me banorë izraelitë në tokat palestineze konsiderohen të jashtëligjshme nga komuniteti ndërkombëtar, por kjo nuk e ka ndaluar ndonjëherë Tel Avivin ne zgjerimin e tyre.

Të hënën një 17-vjeçar palestinez u qëllua për vdekje nga forcat izraelite gjatë një aksioni të ushtrisë natën në zonat e banuara të Jenin.

Agjencitë palestineze identifikonin adoleshentin si Dirar al-Kafrayni, dhe thanë se ishte një “martir i kauzës”.
Ushtria tha se kishte kryer aksionin për të arrestuar “dy të dyshuar si terroristë.”

Izraeli ka mbyllur kalimin e vetëm kufitar për njerëz që hyjnë apo dalin nga Gaza duke thënë se po rishikon sistemin e sigurisë.

FOTO GALERI
2/11
Kolonitë e reja me banorë izraelitë në tokat palestineze konsiderohen të jashtëligjshme nga komuniteti ndërkombëtar

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA