Nëna e dy fëmijëve bie për vdekje nga 40m kur kalon barrierat e parkut malor për të bërë ‘foton e përkryer’ (fotot)

02/08/2022 21:44

Në një në e dy fëmijëve ka rënë për vdekje nga rreth 40 metra para familjes së saj të tmerruar kur kapërceu barrierat për të bërë një selfie nga një vend i frekuentuar panoramik.

38 vjeçarja Rosy Loomba, po vizitonte pikën e njohur të vrojtimit ­Boroka në parkun kombëtar Grampian në Australi kur ra në humnerë.

Detaje të reja shokuese janë publikuar së fundmi për ngjarjen tragjike të dhjetorit 2020.

Zonja Loomba dhe bashkëshorti i saj Basant po prisnin në radhë për të bërë foton e tyre teksa familja ishte në ekskursionin e tyre bashkë me dy djemtë.

Por dita familjare e zbavitjes u kthye në tragjedi kur gruaja kaloi gardhin e sigurisë për të bërë foto në anë të shkëmbit shkruan rrjeti vendas News.com.au.

Nëna e dy fëmijëve kishte mbetur e varur në anë të shkëmbit teksa bashkëshorti ishte përpjekur ta grinte sërish.

Por pa arritur ta bëjë këtë, familja e tmerruar pa vetëm sesi ajo ra drejt vdekjes.

Policisë së zonës së Victoria iu deshën disa orë për të gjetur trupin e Loomba prej terrenit të vështirë.

Mjekët ligjorë thanë se Rosy vdiq nga plagë të shumta përfshi fraktura në kokë dhe në shtyllën kurrizore.

Mjekja ligjore Jacqui Hawkins tha dje se zona të tilla kanë nevojë për më shumë masa sigurie teksa entuziastë të fotove vërshojnë në pika të rrezikshme.

Ajo tha: “Theksoj se ekskursionistë dhe aventurierë të parkut mund të kapërcejnë barrierat e sigurisë për të bërë fotot apo per kuriozitetin e tyre, por vdekja e zonjës Loomba është një kujtesë e hidhur e rreziqeve të lidhura me injorimin e sinjaleve dhe kufizimeve të vendosura”.

Kunata e viktimës tha se Rosy, me origjinë nga India, pëlqente shumë të dilte me familjen dhe ishte e dedikuar për fëmijët e saj.

Pika panoramike e Grampian në Victoria ka disa precedentë rëniesh tragjike.

Në janar 1999, një turiste 59-vjeçare ra për vdekje teksa bënte foto me familjen.

Vdekja e Loomba ka sjellë thirrje të autoriteteve që njerëzit t’i japin prioritet jetës së tyre dhe jo faqeve në rrjetet sociale.

FOTO GALERI
3/5
Zonja Loomba dhe bashkëshorti i saj Basant po prisnin në radhë për të bërë foton e tyre

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA