Kryetarja e Dhomës së Përfaqësuesve Nancy Pelosi ka mbërritur në Tajvan këtë të martë.
Pavarësisht se Kina paralajmëroi se ushtria e saj nuk do të “rrinte duarkryq” nëse ajo vizitonte ishullin e vetëqeverisur që Pekini e konsideron territor të tijin, avioni me Pelosin ka zbritur tashmë në Tajvan. BBC ka publikuar foton nga aeroporti, ku politikania shihet teksa zbret shkallët dhe pritet nga një delegacion i vogël.
Pelosi filloi turneun e saj në Azi hënën, me vizitën në Singapor.
Më herët, sekretari amerikan i Shtetit Antony Blinken tha se një vizitë në Tajvan nga kryetarja e Dhomës së Përfaqësuesve do të ishte tërësisht vendimi i saj, por i bëri thirrje Kinës që të mos përshkallëzojë tensionet në rast të një vizite.
Ndërsa SHBA ruan atë që e quan një “marrëdhënie të fortë, jozyrtare” me Tajvanin, ajo ka marrëdhënie diplomatike zyrtare me Kinën dhe jo me Tajvanin.
Top Channel