Ish-sportisti britanik vdes nga ataku kardiak duke rrahur të dashurën në Firence (fotot)

02/08/2022 16:00

Një grua britanike që doli e përgjakur nga dhoma e saj e hotelit në Itali, ishte viktimë e një sulmi shokues dhune nga i dashuri ish-lojtar regbie, zbulohet sot nga mediat.

Por në një tjetër zhvillim shokues, i dashuri i saj i dhunshëm kishte pësuar një atak kardiak gjatë sulmit, nga i cili humbi jetën.

Zhvillimet e fundit përgënjeshtrojnë plotësisht versionin fillestar të ngjarjes një javë më parë, kur mediat vendase thanë se “burri i vdekur dhe gruaja e plagosur rëndë në hotel ishin pasojat e një loje ekstreme erotike”.

Përfaqësuesja imobiliare Jennie Platt ishte dërguar në spital ku kishte nevojë për tre operacione pasi ishte rrahur barbarisht nga i dashuri Ricky Bibey, 40 vjeç, i cili ndërroi jetë nga një atak kardiak natën e incidentit, në hotelin e tyre $400 nata ‘Hotel Continentale’ në Firence.

Miqtë e Jennie, 44 vjeçare nënë e dy fëmijëve, thotë se trupmadhi Bibey, kishte nisur sulmin ndaj saj mesnatën e 16 korrikut pas një mbrëmjeje të piri në qytetin turistik italian.

Prokurorët e çështjes duhet të presin deri në një javë që të marrin versionin e ngjarjeve nga Jennie prej plagëve të saj. Sipas raportimeve ajo dje ka dalë nga spitali dhe do të vazhdojë kujdesin mjekësor në shtëpi.

Një mike e familjes tha për mediat: “Jennie është shumë e tronditur, ajo është viktimë e një sulmi të rëndë në dhomën e hotelit nga burri me të cilin ishte në një lidhje prej kohësh. Por ajo është një grua e fortë dhe drejton një biznes te sukseshem, teksa do t’i duhet të kuptojë veprimet e Ricky para vdekjes së tij po atë natë”.

Ende nuk ka shpjegime për atakun kardiak që i mori jetën ish-sportistit 40 vjeçar.

Mikesha vijonte: “Jennie ishte me Ricky prej tre vjetësh. At shkuan në Firence për atë që duhet të ishte një pushim relaksimi. Por Ricky ka pasur kohët e fundit probleme të shëndeti mendor dhe prej disa muajsh kishte një rënie serioze të humorit”.

“Ajo ka pësuar plagë të rënda nga sulmi, duke përfshirë një në sy. Jennie do të ketë nevojë për ndihmën e të gjithë miqve e familjarëve dhe do të nisë rekuperimin e ngadaltë duke e marrë çdo ditë një e nga një”.

Në pamjet e kamerave të sigurisë të hotelit tregoheshin Jennie and Ricky – që ktheheshin në dhomën e tyre më 16 korrik, pa treguar shenja te konfliktit barbar qe do te pasonte .

Autopsia e Ricky deri tani tregon vetëm se ai vdiq nga ataku kardiak.

FOTO GALERI
8/8

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA