Gentian Muça mbetet bardheblu. Ish kapiteni i Tiranës do të jetë ende pjesë e 26 herë kampionëve të Shqipërisë, por jo si futbollist.
Muça ka vendosur të ndërmarrë një tjetër karrierë, atë të trajnerit dhe gjithcka do të nisë në akademinë e klubit bardheblu pasi Muça është caktuar të jetë trajner i skuadrës U21 të Tiranës.
Është vetë klubi i Tiranës ai që konfirmoi emërimin e Gentian Muçës në pankinën e skuadrës së të 21-vjeçarëve të bardhebluve me 35-vjeçarin që do të kërkojë të zbulojë talentet e reja me perspektivë për të luajtur në skuadrën e parë të Tiranës në mënyrë që kryeqytetasit të fitojnë edhe shumë trofe të tjerë.
Gentian Muça do të nisë këtë aventurë të re si trajner i skuadrës U21 të Tiranës këtë të mërkurë për të bërë përzgjedhjen e futbollistëve të rinj të cilët mendohen se do të kenë një të ardhme të shkëlqyer te skuadra me më shumë tituj kampionë në Shqipëri.
Top Channel