Njësia inteligjente QUDS e operacioneve sekrete jashtë Iranit krahas sulmit kibernetik në Shqipëri, të dërgimit të agjentëve sekret në vendin tonë, është përfshirë edhe në një operacion diskreditimi të antarëve të MEK.

Për ta arritur këtë është tentuar penetrimi në median shqiptare. Nga një burim i inteligjencës shqiptare gazetari Top Channel, Muhamed Veliu mëson se agjentët e QUDS kanë tentuar të përdorin për interesa të tyre segmente të caktuara të medias shqiptare pët të arritur këtë qëllim.

Fillimisht kanë dubluar adresën e Twitter të një aktivisti dhe biznesmeni të njohiur shqiptaro-amerikan.

E më pas kanë nisur vendosjen e komunikimit me gazetarë të ndryshën duke i ofruar një dokument gjoja të formuluar nga Drejtoria Policisë Kriminale në Policinë e Shtetit.

Ky është dokumenti falsifikuar prej iranianëve që disponohet ekskluzivisht nga Top Channel përmes të cilit pretentendohet se Tonin Vocaj ish drejtor i policisë kriminale informon ambasadoren amerikane Yuri Kim për përfshirje në krime të antarëve të MEK strehuar në kampin e Manzës.

Agjentët e QUDS për ta bërë të gjithën këtë të besueshme ia ka dërguar dokumentin, disa gazetarëve përmes një adrese emaili edhe kjo e rreme me emrin e një punonjësi në Policinë e Shtetit.

I gjithë ky operacion i spiunazhit iranian është ndjekur hap pas hapi nga inteligjenca shqiptare e cila ka pritur të shikojë se cilat media do ta publikonin.

Ky operacion i Iranit tha për Top Channel një burim nga inteligjenca shqipare, me synim diskreditimim e antarëve të MEK në Shqipëri, gjeti dritën e botimit vetëm, prej një gazetareje angleze e cila jeton dhe punon në Shqipëri.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA