Gjykata e Elbasanit ka dhënë sot masën e sigurisë “arrest me burg” për 37 vjeçarin Ramiz Mici i cili dy ditë më pare dyshohet se vrau me thikë bashkëjetuesen e tij.  

Teksa u paraqit para gjykatës Mici deklaroi se ishte dënuar edhe më parë për dhunë në familje, ndërkohë që shprehu pamundësinë për të marrë një avokat.

Avokati i caktuar nga gjykata kërkoi “burg me afat” për 37-vjeçarin dhe ekzaminimin e gjendjes së tij mendore, kërkesë e cila nuk u pranua nga gjykata.

Gjyqtarja Pajtime Fetahu vendosi “Arrest me burg” ndërsa theksoi se ekzaminimi i gjendjes mendore të 37-vjeçarit do të jetë pjesë e hetimeve.

Mëngjesin e 31 Korrikut në një banesë të marrë më qira në lagjen “Skëndërbej” në Elbasan dyshohet se 37 vjeçari Ramiz Mici vrau me thikë bashkëjetuesen e tij dhe më pas u largua nga vendngjarja. Ai u gjet 24 orë më pas nga policia i fshehur poshtë një ure në përroin e Zaranikës.

Jetlira Elezi dhe Ramiz Mici bashkëjetonin së bashku pasi ishin divorcuar nga martesat e mëparshme, prej të cilave kishin edhe fëmijë. Edhe më herët ata kishin pasur konflikte dhe dhunë mes tyre , kryesisht për shkaqe xhelozie.

 

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA