Arrestohet për terrorizëm/ Pas dy vjet hetimesh në pranga i riu që bënte propagandë në rrjetet sociale

02/08/2022 19:52

Bledar Zeneli i moshës 30 vjeç, me profesion murator, u ndalua me urdhër të SPAK pasi prokurori i Posaçëm u bind se i riu po propogandonte për qëllime terroriste dhe se po nxiste urrejtjen.

I mbajtur nën lupat e antiterrorit për dy vjet, Zeneli përdori gjerësisht rrjetet sociale për të mbështetur ISIS, dhe sulmet e ndodhura gjatë kësaj kohe. Zeneli, thotë SPAK, shfaqet duke komentuar kundër shtetit të tij, dhe duke bërë propogandë për shtetin islamik.

SPAK dhe antiterrori thonë se në dy vite ndjekje dhe vëzhgim, rezulton se 30-vjeçari hapi llogari në “Tëite”r, “Intagram” dhe “Facebook” dhe aty nxiti urrejtjen dule folur per xhihadin dhe luftën e drejtë qe sipas tij ishte ajo e shtetit islamik.

Me përjashtim të një llogarie në “Facebook” ku ai shfaq besimin e tij pa u prezantuar si ekstremist, të tjerat janë deaktivizzar nga antiterrori. Megjithate i takon Gjykatës së Posaçme të shprehet nëse 30-vjeçari do të mbahet në burg apo do të lihet i lirë, sa kohë një tjetër shtetas shqiptar, prangosur gjatë majit për të njëjtat vepra u la i lirë nga Apeli i Posaçëm me argumentin se propoganda është shenjë e lirisë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA