Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Tiranë, ku 51-vjeçari i identifikuar si Alban Meneri, ka vrarë fqinjin pas një sherri për motive të dobëta.
Autori ka goditur viktimën me grushte në pjesën e qafës dhe i ka shkaktuar dëmtime në laring.
Nikolin Staka (viktima) 56 vjeç banonte në Tiranë dhe ka ndërruar jetë në banesën e tij nga hemoragjia.
Mbi 51-vjeçarin rëndon vepra penale “Plagosja e rëndë me dashje”, me pasojë vdekjen.
Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.
Njoftimi policisë:
Tiranë
Plagosi rëndë një shtetas, i cili si pasojë humbi jetën, vihet në pranga 51-vjeçari.
Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 2 ndaluan me iniciativë shtetasin A. M., 51 vjeç, banues në Tiranë, për veprën penale “Plagosja e rëndë me dashje”, me pasojë vdekjen.
Ky shtetas, gjatë një konflikti për motive të dobëta, ka goditur me grushte në pjesën e qafës, duke i shkaktuar dëmtime në laring, fqinjin e tij, shtetasin N. S., 56 vjeç, banues në Tiranë, i cili si pasojë e plagëve të marra, ka ndërruar jetë në banesë.
Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.
Top Channel