Vdesin shqiptarët në aksident Greqi,humbin jetën prindërit! Po ktheheshin nga pushimet

01/08/2022 09:28

Një aksident tragjik ndodhi në orën 01.30 minuta në kilometrin 171 të aksit që lidh Patrën me Janinën vendin e quajtur Terovë.

Sipas policisë lokale, dy viktmat janë bashkëshortët 58 dhe 50 vjeç, shtetas shqiptarë, emrat e të cilëve nuk bëhen publikë për momentin.

Policia lokale njoftoi se dy viktimat ndodheshin jashtë automjetit të tyre që kishte pësuar defekt në korsinë e emergjencës, në kohën që u përplasën prej një tjetër automjeti, drejtuesi i të cilit deklaroi se nuk i pa në kohë.

Mësohet se në momentin e aksidentit viktimat nuk kishin veshur jelekët fosforeshentë,ndërsa dy djemtë e familjes,10 dhe 26 vjeçë ndodheshin në automjet. Ata u dërguan në spitalin e artës me plagë të lehta.

Policia ka arrestuar autorin e aksidentit ndërsa ka nisur një hetim lidhur me ngjarjes.

Top Channel