Tensionet në veri, Xhaçka: Aleatët të reagojnë njëzëri kundër kërcënimeve për dhunë ndaj Kosovës

01/08/2022 13:19

Ministrja e jashtme Olta Xhaçka ka reaguar pas situatës së tensionuar në veri të Kosovës.

Në një reagim në rrjetet sociale, Xhaçka shkruan se Kosova ka çdo të drejtë të ushtrojë sovranitetin e saj mbi çdo cm katror të territorit të saj, ndërsa përshëndet vendimin e qeverisë atje për shtyrjen e reciprocitetit, si një akt durimi e pjekurie.

“Të gjithë aktorët e përfshirë në aktet destabilizuese të 24 orëve të fundit, duhet të mbajnë përgjegjësi për veprat e tyre kriminale.

Ne qëndrojmë përkrah Kosovës dhe u bëjmë thirrje të gjithë partnerëve dhe aleatëve tanë që të flasin njëzëri, kundër retorikës në rritje dhe kërcënimeve për dhunë ndaj Kosovës.”- thuhet ndër të tjera në reagim.

Postimi i plotë:
Vendimi për shtyrjen e reciprocitetit sa i përket kalimit kufitar Kosovë-Serbi, pas konsultimeve me partnerët strategjikë SHBA dhe BE është një akt i mirëpritur durimi dhe pjekurie nga Qeveria e Kosovës.
Kosova ka çdo të drejtë të ushtrojë sovranitetin e saj mbi çdo cm katror të territorit të saj. Të gjithë aktorët e përfshirë në aktet destabilizuese të 24 orëve të fundit, duhet të mbajnë përgjegjësi për veprat e tyre kriminale.
Ne qëndrojmë përkrah Kosovës dhe u bëjmë thirrje të gjithë partnerëve dhe aleatëve tanë që të flasin njëzëri, kundër retorikës në rritje dhe kërcënimeve për dhunë ndaj Kosovës.

Top Channel